Rama: Brenda 2010, ndihma mbi 50 perqind

15/04/2009 12:00

Turi i kryetarit te opozites, Edi Rama, per prezantimin e programit te ri qeverises u ndal ne qytetin e Lezhes.

Ai e ka nisur ne veri per nje arsye te thjeshte qe lidhet me varferine e cila eshte me e thelle ne kete pjese te vendit. Zoti Rama po fokusohet ne kete tur takimesh ne nje nga 7 pikat e programit tek ajo e ceshtjeve sociale, duke zbuluar fillimisht strategjine per nje element ate te ndihmes ekonomike.

Ky term 17-vjecar do te kete forme te re, ne programin e PS-se,  pasi sic tha kryetari Edi Rama do te ndertohet Fondi i Integrimit Social.

“Ne do ta transformojme programin e ndihmes ekonomike ne nje fond te integrimit social dhe do te fillojme qe ne 2010 qe perfituesve te ndihmes ekonomike t’u ofrojme sherbime te formimit profesional, duke iu krijuar mundesine qe te hyjne ne tregun e punes”, u shpreh Rama.

Kryetari i opozites duke nenvizuar se ndihma ekonomike qe qeveria jep per shtresat ne nevoje nuk eshte me shume se 40 cent ne dite, beri prezent dhe skemen e re te perfitimit, e cila do te shoqerohet me krijimin e mundesive per formim profesional te shtresave ne nevoje.

“Programi yne i integrimit social do te mundesoje qe brenda 2010 familjet e varfra te perfitojne 50 perqind me shume se ne 2011 ndihma te dyfishohet. Ne fund te mandatit te pare ne duam te katerfishojme ndihmen ekonomike, per ata qe duan te mbeten brenda skemes”, u shpreh Rama.

Kreu socialist gjithashtu sulmoi skemen e deritanishme te asistences sociale, kur tha se tentativat per te kthyer ate ne skeme aktive kane deshtuar. Shefi i opozites  nenvizoi se ne programin e ri qeverises te PS-se, parashikohet pergjysmimi i numrit te familjeve qe sot jane te varfra duke nxitur punesimin.

Top Channel