Hamasi dhe Fatahu gati per bisedime

15/04/2009 03:20

Hamasi dhe Al Fatahu do te rifillojne me 26 prill ne Kajro bisedimet e reja per te arritur ne nje marreveshje mes tyre.

Zedhenesi i qeverise se Hamasit, ne Gaza, deklaroi se ne keto negociata do te kete nje propozim te Egjiptit per te krijuar nje ure lidhese mes pozicionimeve te ndryshme te dy organizatave.

Hamasi kembengul ne refuzimin e nje marreveshjeje te qeverise me Fatahun, organizata, lider i se ciles eshte presidenti palestinez Mahmoud Abass, ne lidhje me njohjen e Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA