Greqi, operohet gruaja e masakruar

13/04/2009 15:55

Mjeket  e spitalit KAT te Athines jane te permbajtur sa i perket gjendjes shendetesore te 30-vjecares shqiptare Valbona Rama, qe u be diten e shtune viktime e dhunes se shfrenuar te ish- bashkeshortit te saj, Irfan Rama, 40 vjec ne qytetin grek te Kalamates.

Gjithe Greqia eshte shokuar nga kjo ngjarje tronditese, e cila u zhvillua ne pranine e dy femijeve te vegjel te ciftit perkatesisht 10 dhe 12 vjec.

Cdo gje ka ndodhur pasi emigranti shqiptar nga Librazhdi mberriti ne qytetin e Kalamates se bashku me dy femijet e tij, per t’i kerkuar bashkeshortes se tij te kthehej ne shtepine e tyre te cilen ajo kishte braktisur dy muaj me pare.

Kur ajo nuk ka pranuar atehere ai i ka prere gjymtyret me nje sharre elektrike te cilen e kishte blere.

Te shtunen ne mbremje 30- vjecarja eshte transportuar me Avion Ushtarak pas urdhrit te Ministrit te Shendetsise ne spitalin e Athines, i cili eshte i specializuar per operacione te rasteve te ngjitjes se gjymtyreve.

Faza e pare e operacionit ka perfunduar me sukses, per ngjitjen e dores se majte dhe kembes se majte te cilat jane edhe me te demtuara,por mjeket thone se duhet te kalojne disa dite per te shikuar ecurine.

Ne gjendje te keqe psikologjike jane dy femijet e vegjel deshmitaret e ketij krimi te padegjuar ndonjehere prandaj edhe ndodhen ende nen kujdesin e psikologeve.

Top Channel