Rama: Pro Durres-Kukes, kunder vjedhjes

12/04/2009 15:25

Nga qyteti i Kukesit, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka folur per nje nga pikat me te forta te qeverise ne fushaten e ketyre zgjedhjeve, rrugen Durres-Kukes.

Rama ka deklaruar se “kete rruge do ta perfundojne socialistet me standardet dhe cilesine maksimale e mbi te gjitha pa abuzuar me fondet e kesaj vepre te rendesishme per kombin shqiptar”.

Rama theksoi se socialistet jane iniciatoret e ketij projekti qe lidh Shqiperine me Kosoven, jane te pozicionuar fort pro ndertimit te saj, por jane shprehur kunder abuzimeve qe jane bere ne emer te nje patriotizmi te rreme per te mbushur xhepat e pushtetareve.

“Asnjehere ne asnje rast dhe per asnje rast askush nga opozita nuk ka thene dhe as ka menduar se rruga Durres-Kukes eshte nje rruge qe nuk duhet bere. Flamuri kombetar nuk duhet te behet nje thes per te cuar dem kontributet e popullit”, deklaroi Rama.

“Kryeministri Berisha – tha kreu socialist – eshte i gatshem te rrenoje shtetin per interesat e tij personale dhe pushtetin”.

“Ajo rruge nuk po behet me leket e Sali Berishes, por me leket e socialisteve dhe demokrateve qe paguajne taksa”, shtoi kreu i PS-se.

Ai i beri thirrje te gjithe shqiptareve te bashkohen ne emer te nje te ardhmeje te sigurte dhe europiane per vendin.

Top Channel