Vendimi per Bashen hap telashe per drejtesine

11/04/2009 14:50

Duke qene se vendimet e Gjykates se Larte perbejne praktike gjyqesore, vendimi i Kolegjit Penal te se premtes lidhur me pushimin e ceshtjes ndaj ministrit te Jashtem, Lulezim Basha pritet te behet precedence per nje sere gjyqesh te njejte.

Prokurorise dyshohet t’i shpetojne nga akuza jo pak te pandehur kur te paret llogaritet te jene Danush Hila i lene ne burg po nga Gjykata e Larte, por edhe persona te tjere sikurse tregojne dokumentat qe Top Channel disponon.

Por me e prekura pritet te jete Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ne jo pak raste i dergon aktet proceduriale me poste, per shkak te shmangies se te pandehurve nga njoftimi i akuzes.

Duke qene se Gjykata e Larte u shpreh nje dite me pare se ish- ministrit te Transporteve, Lulezim Basha i ishte shkelur e drejta kushtetuese per t’u njohur me aktakuzen qe prokuroret ja derguan me poste, e njejta gje do te ndodhe edhe me shume te pandehur te tjere.

Avokatet e tyre do te aplikojne te njejten mbrojtje per klientet, te cilet kane marre njohur po me poste per akuzat e ngritura ndaj tyre, per te shpallur me pas ato te pavlefshme. Por nje tjeter problem i shkaktuar per prokuroret eshte ceshtja e zgjatjes se afateve hetimore, per te cilen serisht sa here prokuroret te kerkojne zgjatje, cdo avokat duke iu referuar vendimit te Gjykates se Larte mund te ankohet prane gjykates per shkelje afatesh.

Top Channel