Mjedisi, PS: Qeveria, asnje marreveshje per monitorimin

11/04/2009 17:35

Qeveria Berisha nuk ka lidhur asnje kontrate kete vit me institucionet perkatese per te kryer monitorimin e cilesise se mjedisit ne Shqiperi, ku perfshihen ajri uji toka dhe biodiversiteti.

Ky eshte konstatimi i Partise Socialiste, e cila permes sekretarit per mjedisin, Besnik Bare, thote se ky ehste nje porces i detyrueshem ligjor. “Kane kaluar 4 muaj pa bere asnje dite monitorim qe eshte nje proces i detyrueshem ligjor. Qeveria nuk e kryen kete detyrim me standartet e rajonit. Maqedonia apo Kroacia e kane 10-30 here me te larte se vendi yne”, thekon Bare.

Me tej, ai e lidh kete gjendje edhe me uljen e kapaciteteve profesionale ne Ministrine e Mjedisit. Pas 28 qershorit Shqiperia do te hyje ne nje rruge te ndryshimit radikal te cilesise se mjedisit”, tha zyrtari i selise roze.

Top Channel