Berisha me te rinjte: Jeni “celesi” per hyrjen ne BE

11/04/2009 20:00

Kryeministri Sali berisha ka zgjedhur te mbylle turin dyditor ne Korce me nje takim me te rinjte korcare per te dhene mesazhin se me anetaresimin e vendit ne NATO, ia doli te beje realitet premtimin e vitit ‘90, pas rrezimit te diktatures komuniste dhe te vitit 2005, me ate qe e quajti “permbysje te sistemit te korrupsionit”.

Duke kerkuar mbeshtetjen e rinise per nje mandat te dyte qeverises, lideri i mazhorances tha se, se bashku me rinine do te realizonte projektin e anetaresimit te vendit ne Bashkimin Europian. “Une jam i bindur se investimi me i shkelqyer per te ardhmen eshte investimi tek ju, tek mendja juaj, tek shkollimi dhe punesimi juaj. Ju keni projektin e Shqiperise anetare te Bashkimit Evropian”, tha Berisha para te rinjve.

Duke ia dedikuar rinise shqiptare anetresimin e vendit ne NATO, Berisha u premtoi te rinjve realizimin e shpejte te udhetimit pa viza ne Evrope. “Jam ketu per t’u zotuar se sebashku do liberalizojme vizat dhe ju do shetisni ne mbare Evropen si qytetare te lire te saj”, theksoi shefi i qeverise.

Gjate takimit me te rinjte e Korces, kreu i demokrateve, prezantoi Gert Bogdanin si kryetarin e ardhshem te Forumit Rinor te Partise Demokratike.

Top Channel