Të shtëna me armë zjarri gjatë festës së 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen tetë persona, mes tyre katër fëmijë
Presidenti bolivian Evo Morales ka zgjedhur te hyje ne greve urie per te detyruar senatin te miratoje nje ligj te ri elektoral.
“Ka ardhur koha te detyroj senatoret e opozites ne Kongresin Kombetar te kalojne ligjin”, eshte shprehur presidenti, qe ka refuzuar ushqimin. Opozita boliviane kontrollon senatin dhe po bllokon nje ligj qe i jep me shume pushtet politik shumices indigjene te vendit, pjese e se ciles eshte edhe presidenti.
14 distrikte te vecanta elektorale jane planifikuar te ngrihen ne vendet ku grupet indiane jane pakice. Sipas opozites, ligji do te ndihmonte ne rizgjedhjen e Morales president dhe me greven e urise presidenti po ben shantazh.
Tensionet nisen javen e kaluar, kur pjesetare te partise ne pushtet qe kontrollojne dhomen e ulet te parlamentit, u perplasen me opoziten per ligjin. Kushtetuta e re qe u jep me shume te drejta indigjeneve u miratua me mbi 60 perqind te votave ne janar.
Top Channel