Piratet somaleze: Nuk trembemi nga SHBA

10/04/2009 13:00

Piratet somaleze qe mbajne prej ditesh peng kapitenin amerikan te anijes Maersk Alabama, thone se nuk i tremben SHBA-se.

Ata shprehen se jane gati te luftojne nese do te sulmohen nga forcat amerikane, qe i ndjekin dhe patrullojne brigjet somaleze. “Jemi ne vend te sigurte dhe nuk frikesohemi prej tyre”, tha njeri nga piratet ne nje lidhje telefonike satelitore. Kapiteni Richard Phillips mbahet peng nga nje grup prej kater piratesh.

Tentativat per lirimin e kapitenit vazhdojne, ndersa dje qarkulluan zerat se piratet kishin kerkuar 1 milion dollare.

Top Channel