Kriza, Milo: Berisha mashtron shqiptaret

10/04/2009 19:45

Kreu i partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjate nje takimi me banoret e komunes Qender ne Vlore, eshte shprehur se Shqiperia eshte mberthyer nga nje krize ekonomike por eshte kryeministri Berisha qe nuk e pranon.

Milo tha se qeveria ka deshtuar, ndaj i ka kerkuar banoreve te kesaj zone t’i thone jo Berishes me 28 qershor.

“T’i thuash shqiptareve sot se nuk ka krize, eshte nje mashtrim i paster. Sepse ju te gjithe po e ndjeni se efektet e krizes po rendojne ne xhepat e shqiptareve”, ka deklaruar Milo.

Top Channel