“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime
Mes lotesh dhe dhimbjes perfundoi funerali shteteror per 205 nga 289 viktimat, qe humben jeten nga termeti qe goditi provincen Abruzzo ne Itali.
Mijera njerez, familjare, te aferm te viktimave dhe politikane moren pjese ne sherbesen e mbajtur ne qiell te hapur. Mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Aquiles dhe sekretari i shtetit te Vatikanit.
Ne pjesen e fundit te ceremonise viktimat u bekuan me uje te shenjte dhe me temjan. Edhe Imami Bashan Mohammed Nour lexoi nje lutje per gjashte viktimat myslimane te termetit. Dita e sotme eshte shpallur dite zie kombetare ne Itali.
Papa Benedikti XVI u dergoi nje mesazh familjareve te viktimave, ku ai shprehet se ne keto ore dramtike ndodhet prane personave te prekur nga tragjedia. “Zoti do te sjelle qetesine e perjetshme per viktimat, sherimin e shpejte per te plagosurit dhe kurajon per te gjithe per te shpresuar”, thuhet ne mesazhin e Atit te Shenjte.
Top Channel