Hyrja ne NATO, presidenti uron nga reparti i komandove

09/04/2009 15:35

Presidenti i Republikes, njekohesisht komandant i Forcave te Armatosura, ka zgjedhur repartin ku stervitet Brigada e Reagimit te Shpejte ne Zallherr, per te uruar ushtaraket shqiptare per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Presidenti Bamir Topi i ka falenderuar ata per kontributin ne misionet paqeruajtese

“Shqiperia eshte futur ne NATO “de jure” javen e shkuar, por “de facto” ne kemi qene anetare te NATO-s me pare dhe kete e kam ndjere me misionet tona ne Irak, Bosnje dhe Afganistan”, u shpreh Topi.

Pas ceremonise organizuar me kete rast presidenti Topi ka biseduar ne telefon nga nje vendkomande operacionale me komandantin e misionit paqeruajtes ne Afganistan, major Ferdinand Ziu, ku pasi eshte interesuar per shendetin e trupave tane atje ka percjelle premtimin e bere ne samitin e Strasburgut per shtimin e forcave.

“Ne vleresojme misionin tuaj dhe ju ndjekim me vemendje. Shume shpejt do te shtojme trupat ne Afganistan sepse ky eshte premtimi qe i kemi dhene aleances ku bejme pjese”, u shpreh Topi.

Me pas presidenti Topi ka bere foto me efektivat e Brigades se Nderhyrjes se Shpejte .

Top Channel