Ekstradohet nga Italia i denuari ne mungese

09/04/2009 13:45

Nje shtetas shqiptar eshte ekstraduar nga Italia, pasi ishte denuar ne mungese nga drejtesia shqiptare me 18 vjet heqje lirie.

39-vjecari Kastriot Gremi nga Fieri eshte shpallur fajtor per marredhenie seksuale me dhune, e kryer ne bashkepunim.

Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1992, nderkohe qe i kerkuari nga Interpoli do te vuaje denimin ne Shqiperi, 17 vjet pas kryerjes se vepres penale.

Gremi u arrestua ne Itali ne 18 shtator te vitit te kaluar, nderkohe qe sot eshte realizuar ekstradimi i tij.

Top Channel