Shpallet fajtor Alberto Fuxhimori

07/04/2009 22:20

Ish-presidenti i Peruse, Alberto Fuxhimori u shpall fajtor per vrasje dhe rrembim gjate periudhes 10-vjecare te regjimit te tij autokratik.

Fuxhimori, i cili rrezikon tani nje denim prej 30 vjetesh, eshte fajtor per urdherimin e skuadrave te vdekjes dhe rrembimeve ne vitet ’90.

Vete Fuxhimori nuk pranon asnje akuze per shkelje te te drejtave te njeriut gjate kohes qe ishte president.

Ai thote se gjykimi ka motive politike dhe behet per hakmarrje.

Sipas BBC, eshte hera e pare qe nje kryetar shteti i zgjedhur ne menyre demokratike gjykohet ne vendin e tij per abuzim me te drejtat e njeriut.

Vrasjet e provuara qe rendojne ndaj tij jane 25 te ekzekutuar ne vitin 1991-92, si dhe burgosja e paligjshme e nje gazetari dhe nje biznesmeni.

Gjykata provoi se urdhrat kishin ardhur drejtperdrejte nga Fuxhimori.

Pasi u arratis nga Peruja ne vitin 2000 per shkak te te nje skandali korrupsioni dhe jetoi ne Japoni per disa vjet, Fuxhimori u arrestua ne Kili me 2005-en.

70-vjecari, te cilit i njihet merita qe dikur shpetoi vendin nga kolapsi ekonomik, u gjykua nga nje gjykate ne periferi te kryeqytetit peruan Lima.

Jashte gjykates, kundershtare te regjimit te tij u perleshen me mbeshtetesit.

Top Channel