CIA konfirmon atentatin ndaj Obama

07/04/2009 17:30

Dy funksionare te CIA-s kane konfirmuar lajmin se ne Stamboll eshte shmangur nje atentat qe kishte si synim t’i merrte jeten presidentit amerikan Barack Obama.

Diten e djeshme gazeta turke “Haber Turk” shkruante se forcat e sigurise te premten e kaluar arrestuan nje shtetas sirian qe donte te vriste Obamen duke e qelluar me nje thike precizioni.

Gjate marrjes ne pyetje, personi ne fjale ka deklaruar se atentati ishte planifikuar te kryhej gjate punimeve te Forumit te Aleances se Qyteterimeve, qe mbylli punimet sot ne Stamboll.

Top Channel