7 prilli, ceremoni kujtimore ne Durres

07/04/2009 17:25

Sot eshte 7 prilli, pervjetori i pushtimit te Shqiperise nga ushtria e Italise fashiste ne vitin 1939.

Ne qytetin e Durresit aty ku u be edhe rezistenca e pare ndaj pushimit eshte zhvilluar edhe nje ceremoni e organizuar nga bashkia e qytetit.

Perfaqesues te bashkise, te forcave politike, te besimeve fetare dhe veterane kane bere homazhe prane bustit te Mujo Ulqinakut ushtaraku shqiptar qe drejtoi rezistencen ndaj ushtareve italiane qe po zbarkonin ne portin e Durresit.

Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili hapi ceremonine perkujtimore theksoi se liria u arrit me gjak e sakrifica qe na rreshtuan ne ate kohe ne aleancen antifashiste e qe e kujtojme me respekt te thelle sot pas 70 vjetesh, kur vendi yne sapo eshte bere pjese e aleances se lirise, e NATO-s.

Ne kete ceremoni u shpreh respekti dhe mirenjohja per banoret e Durresit qe u angazhuan ne kete lufte te rendesishme te popullit tone dhe qe sakrifikuan deri jeten e tyre per lirine e vendit.  
 

Top Channel