Iran, operacion kunder internetit, 22 te arrestuar

06/04/2009 16:15

Te pakten 22 persona jane arrestuar ne Teheran pasi kishin punuar per disa faqe interneti te konsideruara nga autoritetet si “te korruptuara, anti-fetare dhe kunder sigurise kombetare”.

Sipas agjencise zyrtare “Fars”, web site-t permbanin nder te tjera artikuj dhe debate, si dhe u benin propagande librave qe “synonin te godisnin bazat e familjes”.

Gjithashtu, shton burimi, ato faqe interneti cilesonin si “normale” marredheniet ilegale mes burrave dhe grave jashte marteses.

Top Channel