Samiti, pritet nisja e diskutimeve

04/04/2009 10:25

Pritet te nise ne Strasburg, dita e dyte e samitit te NATO-s, ku marrin pjese per here te pare si anetare, Shqiperia dhe Kroacia.

Pervecse mikpritjes se anetareve te rinj, udheheqesit do te perqendrohen te ceshtja e Afganistanit dhe sigurisht te kandidatura per sekretarin e ardhshem te aleances se Atlantikut Verior.

Mandati i Jaap de Hoop Scheffer perfundon me 1 gusht. 

Kryeministri danez Anders Fog Rasmusen eshte kandidat favorit, ka mbeshtetjen e shteteve te medha, por ende mungon marreveshje, cka u vu re gjate darke se mbremshme ne Baden Baden. 

Kundershtimi me i forte vjen  nga Turqia e cila duket se nuk i fal Rasmusenit ceshtjen e karikaturave te bujshme te profetit Muhamed qe u publikuan ne Danimarke dhe ndezen protesta ne mbare boten arabe.  

Top Channel