Berisha falenderon Obamen

04/04/2009 15:20

Kryeministri Sali Berisha mbajti nje fjalim ne samitin e NATO ne Strasburg ku deklaroi se sot për ne shqiptarët është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në tërë historinë tonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit.

“Sot në këtë 60-vjetor të saj, NATO pranon si anëtar vendin tim, Shqipërinë, e cila vetëm 20 vite më parë përjetonte tiraninë më të egër që shqiptarët, por ndoshta edhe mbarë Europa, kanë njohur në historinë e tyre. Kombi im është një komb me rrënjë tejet të gjata”, tha Berisha ne fjalen e tij.

Kreu i qeverise theksoi falenderoi qeverine e SHBA për krijimin e Kartës së Adriatikut 3, që u shndërrua në një proces të fuqishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n dhe dy vendet mike Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe anëtarësimin tonë në NATO.

“Dëshiroj t’ju garantoj ju se këtë mal besimi që ju vendosët mbi ne do ta shndërrojmë në përgjegjësi të mëdha për konsolidimin e vlerave dhe parimeve që NATO mbron dhe për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave te Aleancës, në të gjitha misionet e saj të ruajtjes së paqes dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar”, theksoi me tej Berisha.

Duke përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA Barack Obama, Berisha informoi te pranishmit se Shqiperia do te shtojë edhe një kompani më tepër duke e rritur në 350 numrin e forcave shqiptare të pranishme ne Afganistan.

“Do të kontribuojmë me një fond për ndërtimin e dy shkollave të mesme dhe gjashtë shkollave të ciklit të parë, si edhe me një ekip prej pesembëdhjetë mjekësh dhe infermierësh”, ka thene nder te tjera ne fjalimin e tij para anetareve te NATO-s, Berisha.

 

Top Channel