Rama: NATO, endrra jone e lirise

02/04/2009 15:15

“Qysh dje shqiptaret jane zyrtarisht pjese e familjes euroatlantike. Pas shekujsh e dekadash trazirash e konvulsionesh historike, me ne fund shqiptaret sot realizojne endrren e atit te shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i cili thoshte se ne themel te shtetit te ri shqiptar ne 1912 do te ishin “nomet e Perendimit”.

Me kete pershkrim sa emocional aq dhe politik kryetari i opozites Edi Rama nisi deklaraten e tij per diten e shenuar te Shqiperise, anetaresimin ne NATO.

Zoti Rama tha se per te mberritur deri ketu shqiptareve u eshte dashur te paguaje shpesh cmim te shume te larte ndaj dhe formuloi serish, qendrimin e prere denues te krimeve te komunizmit.

“Eshte dita per t’i shprehur respektin me te thelle per te gjitha ta qe dhane jete ne luften heroike, perkrah aleateve te medhenj kunder nazismit dhe fashizmit dhe per te gjithe ata qe jetuan ne nje Shqiperi qe per gjysme shekulli mohoi vlera e demokracise dhe tolerances”, u shpreh Rama.

Zoti Rama vecoi perkrah perpjekjeve te popullit shqiptar ne kete rruge te gjate dhe aletatet perendimore dhe vendeve te tjera anetare te NATO-s.

Kryetari opozites ne menyre te vecante vleresoi dhe kontributin e ushtarakeve ne lirim dhe te gjithe shqiptareve qe sic tha ai mbeshten pa rezerva procesin e anetaresimit ne NATO.

“Sot eshte dita kur ne shqiptaret duhet te rikthejme besimin ne vetvete, duhet te besojme ne aftesite tona, per te bere te mundura gjera qe 18 vjet me radhe, politika e se shkuares na i ka beret e pamundura”, u shpreh Rama.

Top Channel