Lind partia me ngjyre

02/04/2009 15:45

Tre muaj para zgjedhjeve te qershorit, Gjykata e Tiranes regjistron partine me te re, statuti i te ciles synon perfaqesimin dhe integrimin ne te gjitha pushtetet te popullsise me ngjyre.

Gjyqtarja Blerina Muca ka dhene kete vendim duke pranuar kerkesen e 500 anetareve, per regjistrimin si person juridik te partise Tolerance e Re e Shqiperise me inicialet PTR e Shqiperise.

Kryetar i kesaj partie eshte zgjedhur Avdi Keci, ndersa si strukture pervec Kongresit Kombetar, Keshillit Kombetar, Komitetit Drejtues, kryesine e kesaj partie e perben  nje organizim ndryshe partive te tjera, ata jane Kryetari, Kryeurtani, Keshilli i te Urteve dhe Sekretari i Pergjithshem.

Ne nenin nje te statutit te kesaj partie percaktohet se partia Tolerance e Re e Shqiperise eshte nje bashkim politik mbareshqiptar, i hapur per te gjithe ata qe duan dhe prosperojne barazine, integrimin, perfaqesimin dhe ekuilibrin ndersocial, pavaresisht dallimeve sociale, racore, gjinore apo ekonomike qe ndiejne domosdoshmeri te brendshme per prosperimin mbareshqiptar.

Statuti vijon me tej: PTR e Shqiperise , nepermjet politikes largpamese te integrimit dhe perfaqesimit social politik te popullise me ngjyre , synohen jo vetem te beje te frytshme domokracine shqiptare por edhe t’i jape asaj dimensione te reja perendimore” . Neni 8 i statutit percakton si detyre imediate arritjen e integrimit dhe perfaqesimit social te popullsise me ngjyre ne pushtetin legjislativ, egzekutiv dhe gjyqesor.

Ne kerkesen e kesaj partie te dorezuar ne gjykaten e kryeqytetit thuhet se motoja e PTR eshte harmonia dhe ekulibiri social. Nderkaq ne vendimin e saj gjyqtarja Blerina Muca cmon se nga shqyrtimi i akteve te depozituara rezulton e percaktuar qarte se per arritjen e ketyre qellimeve do te perdoren mjete dhe metoda demokratike duke qendruar larg dhunes, nxitjes se percarjes e duke vepruar sipas kushtetutes.

Ne fakt pak kohe me pare te njejtet kerkues u refuzuan nga gjykata per krijimin e Partise Radikale te Integrimit Social te Shqiperise, pasi sipas gjyqtares Elbana Lluri pavaresisht se lista permbante me shume se 500 persona ata nuk kishin firmosur si anetare te kesaj partie.

Top Channel