Fluks partish ne gjykate

02/04/2009 16:20

Partia Toleranca e Re e Shqiperise eshte partia me e re e pranuar ne gjykate ne regjistrin e partive politike, ndersa togat e zeza kane njohur me heret Partine Ligj dhe Drejtesi me kryetar Spartak Ngjelen  qe  paraqiti alternativen e tij në spektrin e qendrës së djathtë të politikës shqiptare. 

Po ashtu eshte regjistuar edhe Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet me inciale ADS me kryetar Gaqo Apostolin, e cila flet ne statut per perhapjen e nje alternative te re te te majtes moderne.

Nderkaq gjykata pushoi gjykimin mbi kerkesen per regjistrimin e PS91 me kryetar Petro Kocin, pasi as kerkuesi dhe as avokatet nuk u paraqiten para gjykateses Majlinda Doga.

Por nje tjeter parti, ajo e Levizjes se Legalitetit, ndodhet aktualisht ne Gjyqin Civil pas kerkeses se saj per ndryshime ne regjistrin e partise, ndersa lideri i G99 Erion Veliaj ka paraqitur kerkesen per regjistrimin ne gjykate si person juridik i Partise G99, ceshtje qe po shqyrtohet nga Majlinda Doga.

Nderkohe ceshtja e Partise Demokristiane per depozitimin e vendimeve dhe akteve te kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie mbajtur ne maj te vitit te kaluar u rrezua nga gjykata, duke lene Nard Ndoken, drejtuesin legjitim te kesaj partie.

Top Channel