MSA, prova e pare zgjedhjet

01/04/2009 20:35

Marreveshja e Asociim-Stabilizimit, e cila sapo ka hyre ne fuqi, e ngarkon qeverine qe do te drejtoje vendin gjate kater viteve te ardhshme me shume detyra te veshtira.

Por me pare, vendi duhet te kaloje proven e pare, ate te zhvillimit te zgjedhjeve te lira. “Testi i pare do te jene zgjedhjet e qershorit, qe do te thote se nese Shqiperia nuk largohet nga menyja e vendeve qe nuk zhvillojne zgjedhje demokratike, do te jete e kote te flitet per standartet evropiane”, deklaron eksperti Ditmir Bushati.

Marreveshja nuk ndikon drejtperdrejte te qytetaret, por perfitimet konkrete qe ata do te marrin prej saj do te ndjehen. Por gjithcka do te varet edhe ne kete rast nga vullneti i qeverise per reforma.

“Shqiptaret do te kene mundesi te shohin ndryshimin. Por gjithashtu do te duhet qe ne te kemi nje angazhim te qarte te qeverise, ne menyre qe cdo e drejte te vihet ne vend”, pohon Bushati.

Por sa te sigurt jemi ne se keto reforma nuk do te deshtojne? “Nese ne nuk i sigurojme keto standarte, KE mund t’i nxjerre Shqiperise kartonin e verdhe dhe aq me keq kartonin e kuq”, shprehet Bushati.

Marreveshja e Asociim-Stabilizimit kerkon zgjidhjen e shpejte te ceshjtes se pronave. “Ceshtja e kthimit dhe kompensimit te pronave duhet zgjidhur per te terhequr investime te huaja ne Shqiperi”, shton Bushati.

Top Channel