Scheffer fton Shqiperine ne NATO

31/03/2009 14:55

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s,  Jaap de Hoop Scheffer fton Qeverine e Republikes se Shqiperise te aderoje ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. (UPDATE)

Zoti Scheffer e komunikon ftesen nepermjet nje letre derguar ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise Lulzim Basha.

“Jam i lumtur t’ju informoj se te gjitha palet ne Traktatin e Atlantikut te Veriut kane njoftuar prane Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ratifikimin e Protokolleve te Aderimit te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kroacise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut, nenshkruar ne Bruksel me 9 Korrik 2008. Si rrjedhimi, protokollet kane hyre ne fuqi”, u shpreh Scheffer.

Ne emer te gjitha paleve, vijon me tej letra e Scheffer jam veçanerisht i nderuar t’i komunikoj Qeverise se Republikes se Shqiperise ftesen per te aderuar ne Traktatin e Atlantikut te Veriut.

“Ne perputhje me nenin 10 te Traktatit te Atlantikut te Veriut, Republika e Shqiperise do te behet Pale ne kete Traktat diten e depozitimit te instrumentit te saj te aderimit prane Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes”, u shpreh Scheffer.

Ne fund te letres se tij drejtuar Ministrit te Puneve te Jashtme, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Z. Scheffer, shpreh kenaqesine ne emer te te gjithe shteteve anetare te NATO-s per anetaresimin e  vendit tone ne Aleancen e Atlantikut.

Pas letres se Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Ministria e Puneve te jashtme njofton se zoti Basha ka udhezuar Ambasadorin e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Uashington, te depozitoje instrumentin e ratifikimit te Aderimit te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut ne Departamentin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Depozitimi i instrumenteve te ratifikimit do te kryhet me dt. 1 Prill 2009, ne nje ceremoni te perbashket te Ambasadoreve shqiptar dhe kroat ne Uashington.

Top Channel