PS: Zgjedhjet ne rrezik

30/03/2009 15:00

Partia Socialiste i shikon vonesat ne procesin e aplikimit per pajisjen e qytetareve me karta identiteti, si nje tentative te qeverise per te manipuluar zgjedhjet e 28 qershorit. (UPDATE)

Gramoz Ruci theksoi se qeveria ka hapur deri tani vetem 143 qendra aplikimi te qytetareve per kartat e identitetit, kur ne fakt ne funksionim duhet te ishin vene 331 qendra ne te gjithe vendin.

Sipas socialisteve tentativa e qeverise per te manipuluar zgjedhjet lexohet qarte edhe tek listat e votuesve te paraqitura nga Ministria e Brendshme ku mungojne mbi 200 mije zgjedhes pa pasaporte.

“Nga shtetasit qe nuk kane pasaporte kane aplikuar vetem 150 mije, nga 729 mije qe deklaron Ministria e Brendshme, e barabarte kjo vetem me 20 % te tyre dhe nga 900 mije qe jane realisht pa pasaporte, kur kane ngelur vetem 62 dite pune per te aplikuar”, u shpreh Ruci.

Ne keto kushte socialistet kane paralajmeruar kryeministrin, se nuk do te lejojne venien ne jete te asnje makinacioni per te manipuluar rezultatin

“Ne i themi Berishes, te mos beje shurdhin dhe memecin, por te degjoje zerin e opozites dhe te heqe shpresen per te manipuluar me zgjedhjet. Berisha duhet te kete kujdes dhe te mos luaje me zjarrin. Partia Socialiste eshte per zgjedhje demokratike”, u shpreh Ruci.

Socialistet shprehen rezervat e tyre edhe per vendimin me te fundit te qeverise per te ulur cmimin e kartave te identifikimit per disa kategori. Sipas Rucit ky proces eshte nje tjeter mashtrim qe po ben kryeministri per te krijuar konfuzion dhe per te vonuar procesin. Ne emer te socialisteve ai i kerkoi edhe nje here kreut te qeverise qe te miratoje propozimin e PS per dhenien falas te kartave per disa kategori te qytetareve.

Top Channel