Lushnje, digjet pas ekzekutimit

30/03/2009 23:15

Familjaret e Bujar Krasniqit i cili humbi jeten mengjesin e se henes ne fshatin Gradisht te rrethit te Lushnjes, shprehen per mikrofonin e Top Channel se vellai i tyre eshte ekzekutuar me pare me arme zjarri dhe me pas persona te paidentifikuar i kane vene zjarrin shtepise.

“Vellai eshte i goditur me plumba. Ne kerkojme te gjendet autori”, shprehet vellai i viktimes.

Zjarri ra rreth ores 3 te mengjesit dhe u pa nga fqinjet e viktimes.

Zjarri ka qene i fuqishem dhe eshte perhapur ne nje kohe shume te shpejte ne te gjithe ndertesen.

Brenda ne shtepi ndodheshin edhe tre femijet e tij te cilet kane mundur te shpetojne nga flaket.

Ndersa kryefamiljari eshte gjetur pa jete me shenja plumbash ne trup.

Banoret e zones shprehen se ndihen te frikesuar pas kesaj ngjarjeje.

“Nuk jemi te sigurte, kete qe ndodhi sot mund te me ndodhi mua dhe kujtdo tjeter ketu”, tha nje prej familjareve.

Policia eshte ende duke hetuar ne lidhje me krimin e rende.

Top Channel