SHBA, lufte kunder cigares elektronike

27/03/2009 12:35

Pas asaj kunder duhanit, ne SHBA ka nisur nje fushate e gjere edhe kunder cigares elektronike. Mjaft aktiviste, politikane dhe shoqata kane kerkuar ndalimin e saj, duke u shprehur se edhe ajo demton shendetin.

Senatori Frank Lautenberg i eshte drejtuar me nje leter Autoritetit Rregullator ne Uashington, qe mund te coje drejt ndalimit te perdorimit te tyre. Edhe OBSH ka dhene alarmin se pervec nikotines, nuk dihet se c’tjeter gje kane ne perberjen e tyre cigare te tilla, si dhe nuk dihet efekti qe shkaktojne, apo nese jane te sigurta.

Por prodhuesit e cigares kane reaguar duke thene se eshte e palogjikshme qe politikanet te pengojne shitjen e ketij produkti. Sipas tyre, cigarja eshte e sigurte dhe ndihmon duhanpiresit te lene cigaren tradicionale.

Cigarja elektronike u prodhua per here te pare ne Kine dhe me pas u perqafua ne gjithe boten. Per shkak te mungeses se regullave ajo pihet edhe ne mjedise ku ndalohet duhani.

Top Channel