Rusia: Koreja e Veriut te shtyje leshimin e satelitit

27/03/2009 09:45

Kremlini ka ftuar Korene e Veriut qe te shtyje leshimin ne orbite i nje sateliti, qe eshte parashikuar te ndodhe ne 4-8 prill. 

“Situata ne rajon eshte e ndere dhe nuk ka nevoje qe tensionet te shkojne me tej”, ka thene zv/ministri i Jashtem rus, Alexei Borodavkin. Qeveria e Phenianit flet per nje satelit komunikimi, por sipas SHBA-se, Japonise dhe Korese se Jugut, behet fjale per testimin e nje rakete me rreze te gjate veprimi.

Nderkaq, Japonia ka reaguar duke thene se do te vendose interceptoret raketore per te shkaterruar cdo pjese te raketes koreane, qe mund te bjere ne territorin e saj.

Top Channel