Gjykata: Arrest me burg per vrasesin e policeve

27/03/2009 13:10

Gjykata e Krimeve te Renda vendosi masen e arrestit me burg per te akuzuarin e vrasjes se dy policeve ne Kukes, pak dite me pare.

Afrim Hasani akuzohet per ekzekutimin e dy punonjesve te rrugores ne fshatin Shen Meri, Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila.

Policia pas arrestimit te Hasanit zbardhi edhe shkaqet e ngjarjes, ku mesoi se autori ishte konfrontuar me policet e rrugores duke i kercenuar ata gjate kontrollit rutinor per dokumentacionin e automjetit. 

Hasani pas prangosjes nuk shfaqi pendese per krimin. Ai u gjet i armatosur ne nje shtepi te braktisur jo shume larg vendit ku ndodhi vrasja.

Top Channel