Sulm kamikaz ne Pakistan, 10 te vdekur

26/03/2009 10:00

Te pakten 10 persona kane gjetur vdekjen nga nje sulm kamikaz ne veriperendim te Pakistanit. 20 persona te tjere raportohet te jene plagosur nga shperthimi ne nje restorant ne qytetin Jandola ne Vaziristanin jugor.

Zyrtaret thane se ne lokal ndodheshin nje grup militantesh qe kundershtojne nje komandant taleban. Disa prej te plagosurve ndodhen ne gjendje te rende dhe numri i viktimave mund te rritet.

Kamikazi hyri ne restorant mengjesin e sotem dhe shpertheu veten. 

 

Top Channel