Rreshqitjet e dheut, shembet nje shtepi dhe nje rruge

26/03/2009 10:45

Pas komunes Synej ne Kavaje dhe fshatit Trebinje ne Pogradec, reshjet e diteve te fundit rrezikojne shembjen e banesave edhe ne zona te tjera te vendit.

Mesohet se ne fshatin Kalaj te Gramshit nga rreshqitja e dheut u demtua nje shtepi dhe rrezikohen 60 te tjera.

Ne rrezik eshte edhe shkolla e fshatit, e cila eshte mbyllur. Drejtuesit e komunes thone se kane njoftuar prej kohesh ministrine e Brendshme, por nuk kane marre asnje pergjigjie, ndersa dy ditet e fundit situata eshte bere alarmante.

Gjithashtu, ne fshatin Gribe te Gramshit mesohet se eshte shembur nje rruge, po si pasoje e rreshqitjes se dherave nga reshjet e shiut. Megjithate, nenkryetari i qarkut te Elbasanit, Ramadan Bica, ka siguruar se nuk ka asnje rrezik per shtepite e kesaj zone.

 

Top Channel