Komandot dhurojne gjak per femijet ne nevoje

26/03/2009 19:20

Per te tetin vit radhazi, regjimenti komando ka dhuruar vullnetarisht gjak duke u bere keshtu pjese e iniciatives “duke dhuruar gjak, shpetoni jete”.

Ne kuadrin e ketij apeli, ku eshte i solidarizuar Kryqi i Kuq dhe Qendra e Transfuzionit te Gjakut, komandot jane rreshtuar serish per te dhene kontributin e tyre ne ndihme te njerezve ne nevoje, e vecanerisht per femijet.

Komandanti i regjimentit, Xhemal Gjunkshi tha se per cdo vit komandot do te dhurojne gjak. Nderkaq, personeli i ketij regjimenti kishte organizuar nje fushate per dhurimin e gjakut, duke shperndare fletepalosje.

Gjate viteve te fundit kane dhuruar gjak vullnetarisht 450 ushtarake.

Top Channel