Abuzuan me pronat, 4 zyrtare ne pranga

26/03/2009 12:40

Kater persona kane rene ne prangat e policise, gjate nje operacioni policor te njesise antitrafik te drejtorise se antikrimit ekonomik te policise se shtetit.

Ne nje njoftim paraprak te policise thuhet se priten arrestime te tjera. Dyshimet e ngritura per ta, jane favorizimet e bera per ndertimet pa leje ne bregdetin e Durresit. Mes te prangosurve ka funksionare te larte te bashkise se Durresit, si edhe specialiste.

Policia tha se edhe shefi i policise bashkiake te qytetit bregdetar, eshte ne rrjeten e te dyshuarve si i implikuar ne kete trafik dhe eshte arrestuar se bashku me nje prej vartesve te tij.

Ne pranga kane rene edhe dy drejtues te njesive administrative perkatese.

Top Channel