“Dhuro nje liber”, nisma e re e bashkise

25/03/2009 16:40

Bashkia e Tiranes ka ndermarre nje nisme te re me moton “Dhuro nje liber“, me qellim nxitjen e programeve edukuese dhe sigurimin e ambienteve bashkekohore per femijet.

Pas krijimit te bibliotekes ne shkollen “Aleks Buda” ne Laprake, stafi i administrates se bashkise se Tiranes eshte angazhuar duke dhuruar libra per biblioteken e re duke shtuar keshtu nje fond te ri librash te autoreve te huaj dhe shqiptare .

“‘Dhuro nje liber’, eshte nje nisme qe fton te gjithe qytetaret, familjet, organizatat te ofrojne libra per shkollat e Tiranes, pasi nje shkolle pa biblioteke eshte e gjymtuar”, u shpreh Rama.

Permiresimi i hapesirave te dijes dhe krijimi i kendeve te shkembimit te informacionit, promovimit te edukimit dhe kultures jashte strukturave te arsimit eshte prioritet i bashkise per zhvillimin e brezit te ri. Bashkia e Tiranes synon shtrirjen e kesaj inisiative per te gjitha shkollat e qytetit te Tiranes.

Top Channel