Depozitat, rritet kufiri i sigurise

25/03/2009 09:15

Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi projektligjin e qeverise qe rrit kuoten e depozitave bankare te siguruara nga qeveria, nga 700 mije ne 2.5 milione leke.

Projektligji u paraqit per shqyrtim nga perfaqesues te qeverise dhe Bankes se Shqiperise. Sipas ketij projektligji, depozituesit i garantohet 100 % depozita deri ne 2,5 milione lek nga 700 mije qe eshte masa e garantuar aktualisht.

Ky propozim u mireprit dhe u aprovua nga anetaret e komisionit, te cilet e vleresuan si nje mase pozitive qe rit besueshmerine e depozituesve ne sistemin bankaer dhe e afron ate me standardet europiane. Pjesa me e madhe e depozitave ne vendin tone, rreth 96 %  e tyre ,jane nen vleren 2,5 milione lek.

Deputetet rrezuan piken e projektit qe parashikonte qe ne listen e depozitave te garantuara te futeshin edhe ato te shoqerive te kursim kreditit. Rrezimi erdhi edhe pas propozimit te Bankes se Shqiperise, pasi drejtori Juridik Toni Gogo, tha se futja e shoqerive te kursim kreditit paraqet rreziqe ne stabilitetin financiar.

 

Top Channel