Vrasja ne Kukes, kapet i akuzuari

24/03/2009 12:45

Kapet pas disa ore kerkimesh intensive, autori i dyshuar per vrasjen e dy policeve mbemjen e djeshme ne Kukes.

Afrim Hasani u pikas dhe me pas u kap nga policia, ndersa rrinte i fshehur ne nje prej maleve te fshatit Shen Meri.

Ky person me precedente penale, ra ne prangat e policise, pas nje operacioni te organizuar ne bashkepunimin me forcat RENEA.

Hasani u lokalizua nga ajri, nderkohe qe forcat RENEA nderhyne nga toka duke e rrethuar dhe me pas arrestuar ate.

Ky person akuzohet per vrasjen e policeve Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila, ndersa keta te fundit po kryenin sherbimin ne nje postobllok. Mes te akuzuarit per vrasje dhe viktimave ka patur nje konflikt te meparshem dhe kjo ka qene arsyeja qe ata e paten kallezuar ne prokurorine e Kukesit.

Policia e Shtetit vuri shperblim 50 mije euro per kedo person qe do te jepte informacion per vendndodhjen e Hasanit.

Top Channel