Spahiu: Siguria ne Gjykata, e rendesishme

24/03/2009 15:05

Ligji i fundit per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor, ne nenin 41 flet per rendin dhe sigurine ne gjykate.

Per t’i garantuar keto, prane gjykatave organizohet nje sherbim i vazhdueshem i Policise se Shtetit, i cili vepron sipas urdhrave te kryetarit te gjykates.

“Jam ketu i autorizuar nga kryetari i KLD-presidenti Bamir Topi, per te marre mendimin tuaj, nese kjo dispozite eshte zbatuar. Mungesa e sigurise ne gjykate eshte ne dem te nje procesi te rregullt”, u shpreh numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu.

Kryetaret e gjykatave qe moren fjalen me pas, vune ne dukje nivelin e ulet te sigurise ne gjykatat qe ata drejtojne.

“Kemi nje polici te gjykatave qe duhet konceptuar ndryshe dhe duhet organizuar ne forme te re. Aktualisht neper gjykata ka vetem dy police, te cilet ruajne objektin”, u shpreh Artur Malaj, kryetari i Gjykates se Vlores.

Shqetesimi i fundit i KLD-se vjen pas sulmit fizik qe iu be kryetarit te Gjykates se Larte, Nuni, ngjarje qe mbetet ende e pazbardhur.

Top Channel