Kukes,kapet vrasesi, flinte mbi arme

24/03/2009 14:55

Rreth 12 ore pas vrasjes se dy policeve te qarkullimit ne Kukes, policia arriti te arrestonte vrasesin Afrim Hasanin, ne nje shtepi te braktisur ne fshatin Shen Meri. (UPDATE)

Pas vrasjes se policeve autori ishte fshehur ne zonen prane vendit te krimit. Arrestimi eshte bere nga forcat e nderhyrjes se shpejte te Shkodres pasi kane marre nje informacion per vendndodhjen e vrasesit. Policia me heret njoftoi se jepte 50 mije euro shperblim per personin qe tregonte vendndodhjen.

Ata kane rrethuar zonen e cila me heret u kontrollua nga agjentet civile te policise se Kukesit. Pas zbulimit te vendndodhjes policia ka hyre ne godinen e braktisur dhe ka gjetur ne gjume vrasesin. Ai eshte zgjuar me pranga ne duar.

Policia ka kapur poshte shtratit te tij edhe armen automatike kallashnikov me te cilen kreun vrasjen. Arma ishte e mbushur dhe me dy krere me fisheke. Burime brenda policise tregojne se mbremjen e nje nate me pare vrasesi kishte komunikuar me motren e tij ne telefon ku kishte thene se nuk do te dorezohej per asnje arsye ne polici.

Nderkohe ne fshatin Shen Meri, mbahet ceremonia e varrimit te dy policeve te vrare.

Top Channel