Koplik, Rama: Nevojitet nje politike evropiane

24/03/2009 23:10

Kreu socialist, Edi Rama ka vijuar takimin e tij me rrjetin e vullnetareve ne Koplik. Ai eshte shprehur se Shqiperia do te ndryshoje me fitoren e progresisteve ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas Rames, per te ndryshuar Shqiperine “nevojitet nje politike e re, nje politike evropiane”.

“Qe Shqiperia te ndryshoje, politika duhet te ndryshoje”, theksoi kreu i PS-se.

“Ndryshimi qe ne do te sjellim eshte ndryshimi qe u duhet prinderve qe s’u blejne dot abetare femijeve per shkak te varferise, te rinjve dhe te rejave qe marrin arratine per shkak te papunesise”, shtoi Rama.

Top Channel