Elbasan, djali rreh te emen me mjete te forta

24/03/2009 18:55

Prene Tatoshi, 86 vjece nga Katundi i Ri ka shkuar mbreme ne spitalin kirurgjik te Elbasanit ne gjendje teper te rende per jeten. Ajo eshte rrahur nga i biri i saj i vetem, Isa Tatoshi, 70 vjec.

Arsyeja ka qene se e ema 86 vjecare nuk firmoste dokumentat per shitjen e nje pjese toke qe gjendet ne autostraden Elbasan-Metalurgji.

Sic pohon vete 86 vjecarja, ajo ishte rrahur edhe here te tjera nga i biri i saj. Prene Tatoshi jetonte e vetme dhe perkujdesja ishte vetem nga i biri, qe sipas saj sa here qe i conte buke e rrihte.

Kete here ai kishte perdorur edhe mjete te forta si bishtin e kazmes dhe nje sqepar. 86 vjecarja eshte goditur me shume ne koke dhe sipas mjekeve eshte ne gjendje teper te rende per jeten.

Komshinjte e plakes se rrahur kane njoftuar menjehere policine, e cila ka bere te mundur arrestimin e Isa Tatoshit, babain e tre vajzave qe jetonte ne qytetin e Elbasanit.

Top Channel