Berisha: Vrasesi i policeve do te ndeshkohet

24/03/2009 09:50

Kryeministri Berisha ka ngushelluar familjaret e dy policeve te vrare ne detyre naten e mbremshme, ndersa ka premtuar se autori do te marre ndeshkimin e merituar per aktin makaber.

“Renia e tyre me nder ne krye te detyres, ne mbrojte te jetes, sigurise dhe rendit te qytetareve shqiptare, eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen tuaj te nderuar, por per te gjithe Policine e Shtetit, Kukesin dhe mbare Shqiperine”, thuhet ne mesazhin e kryeministrit.

Berisha u shpreh se garanton mbeshtetjen e plote te qeverise per punonjesit e policise ne misionin e tyre.

Inspektoret e policise Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u ekzekutuan dje ne fshatin Shen Meri te Kukesit, nga Afrim Hasani, i cili eshte shpallur ne kerkim. Policet u qelluan me arme zjarri teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark.

Kerkimet per kapjen e autorit jane intensifikuar dhe jane shtrire ne Kukes, Puke dhe Fushe-Arrez, por deri tani pa rezultat.

Top Channel