Brace: Kthimi i pronave, proces vjedhjeje

23/03/2009 22:45

Deputeti i PS-se, Erion Brace ka deklaruar se procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave eshte kthyer ne nje proces vjedhjeje.

Sipas tij, ne vendin tone nuk ekziston kultura e prones.

“Kthimi dhe kompensimi i pronave eshte kthyer ne nje proces vjedhjeje. Ne Shqiperi nuk ka kulture prone, ajo qe ekziston tek ne eshte nje kulture barbare dhe vjedhjeje. Shqiperia nuk ka vullnetin t’u jape certifikatat e pronesise edhe atyre njerezve qe e kane perfituar nga ligji 7501”, theksoi Brace ne emisionin “Shqip”.

“Duhet te ndryshojme kulturen dhe duhet te kthejme ne ligj te gjithe procesin e kthimit te pronave. Sot ne Shqiperi nuk ka treg te tokes sepse keta duan ta vjedhin titullin e pronesise”, theksoi Brace.

Top Channel