Rama: Beteje kunder papunesise e varferise

21/03/2009 15:35

Turi i kryetarit te opozites me vullnetaret e bashkimit te ri per ndryshim eshte ndalur ne qytetin e Peqinit.

Zoti Rama e mbajti takimin me te pranishmit pavaresisht mungeses se energjise, dhe tha se pas 28 qershorit do te nise nje beteje me fenomene si papunesia, varferia dhe deshperimi social.

“Per te ardhur ketu ne mes te shiut, ne kete salle pa drita duhet besimi i madh qe ju ka sjelle ketu se fuqia jone e perbashket mund te munde varferine”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve tha se synon t’i jape politikes pasionin qytetar e atdhetar si dhe shpirtin e papajtueshmerise me te keqen. Ne thelb te qeverisjes pas 28 qershorit, vijoi zoti Rama, do te jete perkushtimi ndaj njerezve te thjeshte.

Rama premtoi se pas 28 qershorit do te hapet nje kapitull i ri i mendesise se qeverisjes.

Top Channel