Meta ben kthese

21/03/2009 15:25

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, me nje gjuhe me te zbutur se zakonisht ka qartesuar se pas zgjedhjeve te 28 qershorit LSI do ta krijonte qeverine vetem me Partine Socialiste. (UPDATE)

Pas gati nje viti akuzash dhe sulmesh ne distance, kryesisht ndaj kreut te bashkise dhe PS-se, Edi Rama dhe perballjeve te forta nga keshilli bashkiak deri tek mitingjet e ndara per Gerdecin.

Partia e trete ne vend i ka dhene fund hamendesimeve duke theksuar se LSI nuk mund te beje koalicion paszgjedhor me Berishen, te cilin ai e beri pergjegjes per regresin e vazhdueshem qe po peson vendi nen drejtimin e tij.

Ndryshe nga heret e tjera zoti Meta tha se nuk ka ndasi thelbesore me socialistet duke theksuar se bashkepunimi paszgjedhor nuk duhet te mbeshtet mbi intrigat politike por objektivat e perbashketa qe kane dy forcat per t’i dhene Shqiperise nje fytyre te vertete europiane.

“Ne na vjen keq per politikanin ne prag te pensionit qe vazhdon me diversionet e tij pa kripe. Nuk eshte Berisha ai qe percakton se me ke do te beje koalicion LSI-ja. Eshte LSI ajo qe e ka bere te qarte se synon te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj dhe ne rast se nuk do te arrije e vetme, do te beje koalicion me forcat e majta, natyrisht me PS-ne. Ne nuk kemi asgje te ndare me socialistet dhe idealet e tyre per nje Shqiperi me te mire”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se, i beri keto deklarata gjate nenshkrimit te marreveshjes se bashkepunimit me Levizjen per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut te Ligoraq Karamelos.

Keto deklarata te LSI nese provohen qe do te jene afatgjata mund te perbajne nje ndryshim te vertete kursi ne marrdheniet me socialistet , perplasjet me te cilet vazhduan deri nje jave me pare me mitingjet e ndara per 1 vjetorin e Gerdecit.

Te enjten, LSI deklaroi bashkepunimin me nje kompani te suksesshme amerikane per organizmin e fushates zgjedhore.

Top Channel