Somali, merret peng anija greke me 24 persona

20/03/2009 09:50

Nje grup piratesh sekuestruan gjate nates nje anije mallrash greke me 24 pjesetare te ekuipazhit. Anija u mor peng ne gjirin e Adenit.

Lajmi u konfirmua nga ministria e Tregtise detare ne Athine. Tre anetare te ekuipazhit, mes te cileve edhe kapiteni jane shtetas greke. Anija udhetonte nga Deti i Zi drejt gadishullit Korean dhe transportonte nje ngarkese metali.

Shume anije te huaja kane rene pre e sekuestrimit nga piratet somaleze, pavaresisht patrullimeve te disa shteteve ne gjirin e Adenit.

Top Channel