Papa mbyll viziten ne Kamerun, niset per ne Angola

20/03/2009 09:45

Papa Benedikti XVI i dha mengjesin e sotem fund vizites ne Kamerun dhe u percoll ne aeroportin Yaounde.

Rreth ores 10.30 ati i shenjte do te mberrije ne Angola, ne etapen e dyte dhe te fundit te vizites se tij ne kontinentin afrikan. Mberritja ne Luanda eshte parashikuar rreth ores 12.45.

Papa do te pritet ne aeroport nga presidenti Eduardo Dos Santos, me te cilin do te kete edhe nje takim privat pasdite. Ne mbremje Papa do te mbaje nje fjalim perpara trupit diplomatik dhe do te kete nje takim me peshkopet lokale.

Nje deklarate e tij ne Kamerun per prezervativet, shkaktoi reagimin e disa qeverive evropiane. Papa tha se kondomet nuk jane mjeti i duhur per te luftuar semundjen e SIDA-s.

Top Channel