Pack: Pajisja me karta, me shume rendesi

20/03/2009 15:15

Procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime elektronike ka dominuar takimet me te gjitha forcat politike dhe autoritetet shqiptare te delegacionit te Parlamentit Europian.

Ne nje deklarate te perbashket me palen shqiptare, delegacioni i Parlamentit Europian, duke i cilesuar zgjedhjet e 28 qershorit, si pike kyce per te ardhmen e Shqiperise, konsideron si shume te rendesishme pajisjen e qytetareve me karta identiteti sipas cmimit te vendosur me pare.

“Kartat e identitetit jane shume te lira krahasuar me cdo vend tjeter europian. Ato jane shume te lira, 10 euro, dhe ka lehtesira per disa kategori, si pensionistet, ata qe marrin ndihme sociale etj, 6 euro, 4 euro. Ju e dini me mire se une. Nese llogarit sesa here ne vit dikush shkon e merr nje certifikate, e noterizon ate apo ben veprime te tjera me certifikaten, kjo eshte shume me e shtrenjte krahasuar me karten e identitetit, qe eshte per gjithe jeten. Nese ju e mbani kete fakt parasysh dhe opozita e mban kete fakt parasysh atehere duhet t’i thoni njerezve: ju lutem shkoni dhe aplikoni”, u shpreh Pack.

Ne deklaraten e perbashket thuhet se duhen propozuar avantazhe financiare per njerezit ne nevoje. Gje qe nga Partia Socialiste eshte lexuar si pranim i planit te saj per shperndarjen falas te kartave te identitetit per personat pa pasaporte.

“Nese vertet dikush nuk ka 4 euro, ai duhet te shkoje te aplikoje dhe te provoje se nuk ka mundesi te paguaje. Nese kjo eshte e mundur, ok, por nuk duhet dhene pershtypja se kjo behet falas. Karta identiteti falas nuk ka askund ne bote. Ne ftojme te gjitha partite edhe mediat te thoni: njerez shkoni aplikoni per kartat e identitetit, por te thuash qe per disa muaj keto do te jepen falas, kjo nuk eshte korrekte”, u shpreh Pack.  

Nga ana tjeter Levizja Socialiste per Integrim vuri ne dukje nevojen per nje plan kunder krizes ekonomike, duke mos anashkaluar ceshtjen e kartave te identitetit.

Ne deklaraten e perbashket standarti i zgjedhjeve te 28 qershorit eshte ngritur si pike kyce edhe per ceshtjen e marrjes se statusit si vend kandidat nga Shqiperia dhe per vendimin e liberalizimit te vizave.  

Top Channel