Kartat, PS depoziton p/ligjin

19/03/2009 15:55

Ne diten qe ka dorezuar zyrtarisht ne parlament nismen per subvencionimin total nga shteti per pajisjen me leternjoftime te personave pa pasaporte, Partia Socialiste nuk duket optimiste per pranimin e planit te saj nga qeveria, vecanerisht pas refuzimit qe erdhi nje dite me pare nga kryeministri Berisha dhe qe u rikonfirmua ne parlament nga numri dy i qeverise, Genc Pollo.(UPDATE)

“Sot procesi e pajisjes me karta identiteti, duket edhe me i rrezikuar”, u shpreh nenkryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj.

Nga ana e tij, zevendeskryeministri, Genc Pollo e cilesoi si hipokrite dhenien e kartave falas, pasi kjo eshte nje gje qe nuk ndodh ne asnje vend te botes.

Opozita dhe qeveria paraqiten ne parlament nje panorame krejt te ndryshme per ecurine e procesit te aplikimit dhe pajisjes se qytetareve me leternjoftime elektronike.

“Jemi te 13 mije aplikime ne dite dhe synojme te shkojme ne 15 mije aplikime ne dite”, u shpreh Pollo.

Ndersa Leskaj theksoi se pajisja me leternjoftime nuk eshte e aksesueshme per nje numer te madh, persa kohe mungon infrastruktura.

Qe procesi te marre nje kthese pozitive ne favor te aplikimit te sa me shume qytetareve pa pasaporte, sic shprehet opozita, Partia Socialiste sheh si rrugedalje vetem pranimin e planit te saj nga qeveria per ofrimin falas te sherbimit per zgjedhesit pa pasaporte, rreth 730 mije.

Ndersa nga qeveria ka ardhur nje propozim tjeter qe lidhej me sensibilizimin e qytetareve.

“Kryeministri, Rama, Meta apo drejtues te tjere le te bejne sebashku nje konference ku t’i kerkojne qytetareve te aplikojne sa me pare per leternjoftime”, u shpreh Pollo.

Top Channel