EURALIUS, kritika qeverise per drejtesine

19/03/2009 19:30

Projekt/raporti i fundit i misionit te asistences se Bashkimit Europian per sistemin e drejtesise ne Shqiperi, eshte teper i ashper me nismat e fundit ligjore dhe Ministrine e Drejtesise.

EURALIUS, misioni i BE qe asiston Shqiperine me keshilla per sistemin e drejtesise shpreh kritika te forta karshi qeverise lidhur me reformen ne drejtesi. Kritikat shprehen ne kete projekt/raport, qe Top Channel ka mundur te siguroje.

Ne raportin e tij, misioni kritikon perparimin e limituar dhe iniciativat e njenashme ligjore te qeverise, qe nuk eshte konsultuar me grupet e interesit dhe ekspertet e huaj, duke krijuar konflikte me gjyqtaret, prokuroret dhe Keshillin e Larte te Drejtesise.

Qe ne krye raporti shprehet se perparimi eshte shume i kufizuar ne lidhje me strategjine e pergjithshme per drejtesine dhe vendosjen e nje dialogu nderinstitucional, ku jane bere avancime jo domethenese.

Strategjia per drejtesine eshte lene ne gjendje harrese. Raporti shpreh keqardhjen qe Ministria e Drejtesise kur pergatit projektligjin per administraten e gjyqesorit, nuk ngriti nje grup dhe EURALIUS ashtu si KLD dhe shoqata kombetare e gjyqtareve i bene komentet e tyre vetem pasi projekti kaloi ne Keshillin e Ministrave.

Ministria e Drejtesise, thuhet me tutje ne raport, pergatiti gjithashtu nje projekt/rregullore per stafin administrativ te gjyqesorit dhe nje kod etike. Te dy draftet u bene pa llogaritur ligjin e ri per administraten gjyqesore.

EURALIUS analizoi te gjitha nismat me shume kujdes dhe pergatiti me shkrim komentet qe vinin theksin jo vetem te kontradiktat ndermjet te gjitha ketyre nismave dhe dispozitave te ligjit per pushtetin gjyqesor, por edhe ndarjen e paekuilibruar te pushtetit mes kryetarit dhe kancelarit te gjykatave.

Per fat te keq, projekt-ligji per administraten deshtoi te jape rrugezgjidhje per ceshtjen e statusit civil per personelin administrativ te gjykatave. Drafti mbeti pezull per shume muaj ne Parlament dhe rregulloret nuk jane miratuar ende.

Po ashtu, raporti ve re qe dialogu nderinstitucional mes Ministrise se Drejtesise, KLD-se dhe gjyqesorit eshte problematik. Sipas raportit, nuk ka asnje konsultim te qenesishem me grupet e interesit, ose konsultimet jane bere ne nje stad te vonshem, thote raporti, kur mundesia per te bere ndryshime te rendesishme ka qene teper e kufizuar.

Kur ka konsultim lihet shume pak kohe per te dhene pergjigjen e duhur. Ne fakt, Shoqata kombetare e gjyqtareve ka cuar ne Gjykaten Kushtetuese nenet 37 dhe 38 te ligjit per organizimin dhe funksionimin e gjyqesorit, qe rregullojne pikerisht marredheniet e kryetarit dhe kancelarit te gjykatave. Gjykata Kushtetuese pritet te marre vendimin.

Top Channel