Humb gishtin ne aksident, e zevendeson me USB

18/03/2009 10:00

Nje programues kompjuteri nga Finlanda, qe ka humbur njerin nga gishtat e dores ne nje aksident me motor, ka vendosur ta zevendesoje ate me nje proteze, se ciles i bashkangjitur nje USB.

Jerry Jalava perdori nje USB me kapacitet 2GB, ne te cilen mban foto, filma dhe programe. Gishti mund te shkeputet nga dora ku eshte ngjitur dhe mund te vendoset ne nje kompjuter, kur ato i duhet ta perdore. Proteza e krijuar i ngjan gishtin dhe kur ngre thoin, hapet vendi i USVB-se.

Jerry po mendon qe te vendose ne gisht dhe materiale te tjera dhe te perdore teknologjine wireless. Jalava tregoi se u frymezua per te krijuar kete pajisje nga nje shaka, e bere prej mjekeve qe e kuruan pas aksidentit. Ata i kishin thene se duhet te perdorte nje gisht USB, perderisa ishte programues software.

Top Channel